Zhegrova i përgjigjet kritikave të Lalës: Suksesi im është ndërtuar

0%

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka reaguar pas deklaratave kritike të ish-futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, duke mbrojtur rrugëtimin dhe suksesin e tij në futboll.

Lala kishte deklaruar në një intervistë për një podcast sportiv se Zhegrova do të kishte më shumë hapësirë në fushë nëse do të ishte më i fokusuar te futbolli, duke përmendur edhe interesimin e tij për vetura dhe aksesorë luksozë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhegrova iu përgjigj këtyre komenteve, duke theksuar se arritjet e tij janë rezultat i përkushtimit dhe punës së vazhdueshme. “Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen. Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që bëj çdo ditë”, shkroi futbollisti kosovar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zhegrova kujtoi edhe rrugëtimin e tij nga Prishtina drejt niveleve më të larta të futbollit evropian, duke theksuar krenarinë për origjinën e tij. “Jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime. Gjithmonë krenar”, u shpreh ai. Reagimi i sulmuesit ka nxitur diskutime te tifozët, ndërsa Zhegrova vazhdon përgatitjet për sezonin e ri me Juventusin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com