SHBA-ja këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit është e hapur

0%

Nga: BBC Shpërndaje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pavarësisht se Irani ka deklaruar se e ka mbyllur këtë rrugë ujore, pas rifillimit të sulmeve. Përplasjes, të cilat u përshkallëzuan sërish këtë javë, vazhduan të shtunën pasi SHBA-ja njoftoi se kishte goditur mbi 140 objektiva në mbarë Iranin.

Sulmet ishin përgjigje ndaj forcave iraniane, të cilat goditen një anije që po kalonte përmes ngushticës, duke pretenduar se ajo po përdorte një rrugë të paautorizuar. Irani ka qenë duke u përpjekur të ushtrojë kontroll mbi këtë rrugë strategjike ujore dhe, herët të dielën, deklaroi se ajo është mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) gjithashtu ndërmorën sulme të gjera ndaj bazave amerikane dhe aleatëve të SHBA-së në të gjithë rajonin të dielën, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas IRGC-së, është goditur një bazë amerikane në Jordani, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Kuvajti, Omani dhe Bahrejni deklaruan se kishin zmbrapsur raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani.

Edhe Botë 3 j. më parë Trumpi këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit do të hapet pa pagesë Katari, i cili ka ndërmjetësuar bisedimet për armëpushim, nuk ishte sulmuar që nga prilli, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ishin sulmuar që nga maji.

Burimi: Koha