Mesazhi nga protesta për Ramën: Këtij populli i ka shkuar thika në

0%

Një qytetare ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke shprehur revoltën e popullit të thjeshtë dhe duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të dalë dhe të përballet me protestuesit në shesh. Në fjalën e saj, ajo theksoi se qytetarët kërkojnë zhvillim dhe bashkëpunim, por pa u cenuar dinjiteti i tyre. “Këtij populli i ka shkuar thika në eshtra.

I bëj thirrje Ramës: ne nuk jemi budallenj. E duam të bukurën, e duam të mirën, e duam bashkëpunimin me botën, por jo duke na shkelur ne! Popullin e thjeshtë!” u shpreh ajo. Në mbyllje të mesazhit të saj, protestuesja kërkoi që kreu i qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve që ndodhen përpara seliës së tij. “Ndaj zoti Rama eja përballu me ne këtu!” p ërfundoi ajo.

Burimi: Bota Sot