Nëpunës policorë të SPB Veles dje në orën në Veles i privuan nga liria S.S. (32), M.H. (22) dhe B.J. (19), të gjithë nga Shkupi.
Siç kumtoi MPB më parë, një grua 39-vjeçare nga Velesi denoncoi se kishte vërejtur dy persona meshkuj duke u larguar nga objekti ku ishte e punësuar me një sasi më të madhe mallrash dhe kur ishte nisur në drejtim të tyre, të njëjtit kishin ikur, pas çka kishin hipur në një automjet pasagjerësh dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa denoncuaesja ka konstatuar se nga objekti ishin marrë disa sende.
Menjëherë, pas marrjes së masave, nëpunësit policorë të SPB Veles kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.S., ndërsa pasagjerë ishin M.H. dhe B.J. dhe gjatë kontrollit sendet e marra janë gjetur në automjet dhe i janë kthyer pronarit.
Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
