Debutuesja në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Haraçinës, vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri. Klubi prezantoi sot pesë futbollistë të rinj: Martin Todorov, Hadis Velii, Ariton Mehmedi, Esmin Liçina dhe Sumer Hasan.
Një pjesë e tyre kanë përvojë të konsiderueshme në Ligën e Parë, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë që me këto afrime të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas. Më herët, Shkëndija e Haraçinës kishte zyrtarizuar edhe transferimet si Mile Todorov, Verli Ferreira, Vildan Kerim, Andrej Arizankoski, Marko Simonovski, Besir Demiri dhe Mateus Lemos.
Me gjithsej 12 përforcime të reja deri më tani, Shkëndija e Haraçinës po tregon qartë ambiciet e saj për të zhvilluar një sezon konkurrues dhe për të siguruar mbijetesën në paraqitjen e parë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
