Kosova po qevriset nga jeniçerë, ku “mullat” futen në parlament dhe renegatët e haxhiqamilat thonë se Kosova është vend i sulltanave dhe sipas tyre “duhet t’i kthehet Turqisë”. Fjalët e Gjergj Fishtës janë ende aktuale kur thoshte: „O Perëndi a ndjeve, tradhtarët na lane pa Atdhé, E Ti rrin e gjuen me rrfé, lisat nëpër male kot…“ Mjerë Dardania(Kosova) në duar të kujt ka ra.
Pushtetarë pa identitet dhe që koketojn me ideologjinë islamike e kanë sjell vendi në këtë gjendje të mjerë e poshtëruese. Miqtë ndërkombëtar janë duke u habit me ne si popull dhe pushtetarët e papërgjegjshëm, pa identitet të qartë dhe pa vizion saqë për çdo ditë po zhgënjehen. Shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare thoshte: “Nga shqiptarë të sunduar u gdhinë në mysliman të çliruar.”
Ideologjia islamike është fatëkeqësi kombëtare, duhet sa më parë populli të ndriçohet e të kthehet te vetja ,nëse don ta shpëtojë veten nga shkombëtarizimi.
