Anglia dhe Norvegjia luajnë në temperatura deri në 43 gradë

0%

Ndeshja çerekfinale e Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë do të zhvillohet në kushte ekstreme atmosferike. Në Miami është shpallur alarm për vapën, ndërsa temperatura ka arritur deri në 43 gradë Celsius.

Përveç të nxehtit përvëlues, parashikimet meteorologjike tregojnë edhe një rrezik prej rreth 20% për reshje të dendura shiu rreth orës me orën lokale, pikërisht në kohën kur pritet të përfundojë ndeshja, nëse ajo nuk shkon në kohën shtesë.

Kushtet e vështira atmosferike pritet të jenë një sfidë shtesë për futbollistët e të dyja skuadrave, ndërsa organizatorët do të monitorojnë nga afër situatën për të garantuar zhvillimin normal të takimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot