Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së tretë të Botërorit 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë. Pas kualifikimit të Francës dhe Spanjës në gjysmëfinale, vëmendja është përqendruar te sfida mes dy kombëtareve që synojnë një vend mes katër më të mirave të turneut.
Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka bërë vetëm një ndryshim në krahasim me formacionin që nisi ndeshjen ndaj Brazilit. Andreas Schjelderup është aktivizuar në sulm në vend të Antonio Nusa-s, ndërsa Erling Haaland mbetet pika kryesore e repartit ofensiv. Nga ana tjetër, Thomas Tuchel i ka besuar Noni Madueke-s krahun e djathtë të sulmit, duke e preferuar përpara Bukayo Saka-së.
Në majë të sulmit do të jetë kapiteni Harry Kane, i mbështetur nga Jude Bellingham dhe Anthony Gordon. Përballja më e shumëpritur e mbrëmjes është ajo mes dy golashënuesve më të mëdhenj të skuadrave, Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët pritet të jenë protagonistët kryesorë në luftën për një biletë në gjysmëfinale.
Norvegjia – Anglia Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe; Odegaard, Berge, Berg; Sorloth, Haaland, Schjelderup. Anglia: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane,
