Rindërtimi i Italisë nis nga Maldinin e Leonardon

0%

Një epokë e re po nis tek Italia, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, për herë të tretë rresht. Tashmë është zyrtare, Paolo Maldini do të jetë Drejtori i ri Teknik i Axurrëve. Ish-mbrojtësi legjendar ka pranuar propozimin e kreut të Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malago dhe ka nënshkruar një kontratë për 4 vite.

Maldini po ashtu do të jetë president i Club Italia, një pozicion pa precedent në federatë, me përgjegjësi gjithëpërfshirëse që shtrihet përtej emërimit të trajnerit të ardhshëm kryesor deri në mbikëqyrjen e të gjithë rrugës së ekipit kombëtar në 4 vitet e ardhshme. Surprizë mund të quhet emërimi i Leonardo si këshilltari i Maldinit.

Detyra kryesore e dyshes do të jetë së pari zgjedhja e trajnerit të ri. Dy emrat që konsiderohen si më favoritët janë Antonio Conte dhe Roberto Mancini, të dy kanë drejtuar më parë Axurrët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot