Jennifer Lopez nis festimet e 57-vjetorit në Paris, shfaqet elegante

0%

Jennifer Lopez ka nisur festimet për 57-vjetorin e saj me një paraqitje elegante në Paris, ku u shfaq e shoqëruar nga motra e saj, Lynda Lopez. Dyshja tërhoqi vëmendjen teksa doli nga restoranti italian Gigi Paris, gjatë Javës së Modës në kryeqytetin francez.

Këngëtarja dhe aktorja zgjodhi një fustan transparent me detaje me rruaza, të kombinuar me një shall të bardhë me pupla dhe një çantë të së njëjtës ngjyrë, shkruan DailyMail. Ndërkohë, motra e saj 55-vjeçare, Lynda, u shfaq me një fustan të zi me prerje të guximshme, një zgjedhje që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Jennifer dhe Lynda njihen për marrëdhënien e tyre shumë të afërt.

Gazetarja fituese e çmimit Emmy e ka cilësuar më herët këngëtaren si “shoqen e saj më të mirë origjinale”, duke theksuar se ajo është frymëzimi më i madh në jetën e saj. Vizita në Paris vjen pas një periudhe të ngarkuar për Jennifer Lopez, e cila së fundmi mori pjesë në një dasmë private në New York.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtën kohë, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën personale, pas finalizimit të divorcit nga Ben Affleck dhe përpjekjeve për të shitur rezidencën që ndanin së bashku në Beverly Hills.

Burimi: Telegrafi