Noskova shkruan historinë në Wimbledon

0%

Shpërndaje në: Linda Noskova është kampionia e re e Wimbledonit në konkurrencën e femrave. Tenistja 21-vjeçare triumfoi në finale ndaj Karolina Muchovas me rezultatin 2:1 në sete (6:2, 5:7, 6:3), duke siguruar titullin e Wimbledonit. Për herë të parë në histori dy teniste çeke u përballën në një finale të Wimbledonit. Noskova e nisi ndeshjen më mirë duke fituar setin e parë, 6:2.

Por Muchova reagoi duke e fituar setin e dytë, 7:5. Në setin vendimtar, Noskova tregoi qetësi dhe shfrytëzoi momentet e rëndësishme dhe e fitoi setin e tretë, 6:3. Noskova bëhet një nga kampionet më të reja të Wimbledonit në vitet e fundit. Për Muchovan, kjo ishte një tjetër finale e madhe pa trofe.

Tenistja 29-vjeçare nuk arriti ta përmbyste rezultatin, pavarësisht rikthimit të madh në setin e dytë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha