Liria e Prizrenit vazhdon me përforcime, duke prezantuar futbollistin Eldonit Shaqiri! Ky futbollisti vjen nga Dukagjini në radhët e skuadrës me renome. “FC Liria ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri, mbrojtësin e djathtë Eldonit Shaqiri, një futbollist me cilësi, disiplinë dhe përvojë në futbollin kosovar.
Eldoniti ka qenë pjesë e SC Gjilanit, ndërsa sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e FC Dukagjinit, duke fituar përvojë të rëndësishme në nivelin më të lartë të futbollit në vend. Sot ai vesh fanellën bardhezi, i gatshëm të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të FC Liria” , ka njoftuar FC Liria.
