Prishtina përveç që po përforcohet edhe po i largohen futbollistët. Kësaj radhe është larguar futbollisti Sinan Kadiri. “FC Prishtina dhe Sinan Kadiri kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Sulmuesi i krahut iu bashkua bardhekaltërve në janar të vitit 2024, ndërsa edicionin e kaluar e kaloi si i huazuar te Vëllaznimi.
FC Prishtina e falënderon Sinanin për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka njoftuar FC Prishtina.