Aktorja u shfaq në Paris, por të gjithë po flasin për ndryshimin e saj

0%

Një paraqitje elegante në Javën e Modës mjaftoi që rrjetet të shpërthenin me komente, habi dhe pyetje që nuk kanë të ndalur Aktorja e njohur, e cila për dekada është konsideruar simbol i bukurisë, elegancës dhe stilit hollivudian, kohëve të fundit është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për ndryshimin në dukje.

Në rrjetet sociale, shumë ndjekës kanë komentuar pamjen e saj, duke shprehur habi, shqetësim, por edhe kritika për transformimin që, sipas tyre, është bërë gjithnjë e më i dukshëm. Megjithatë, Demi Moore duket se nuk u kushton shumë rëndësi zërave që qarkullojnë në internet.

Ajo nuk dëshiroi ta humbiste Javën e Modës në Paris, ku u shfaq me vetëbesim dhe me një kombinim që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Për këtë paraqitje, aktorja zgjodhi një veshje të bardhë me detaje dantelle, elegante dhe të rafinuar, të cilën e plotësoi me një kapelë me strehë shumë të gjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pikërisht ky aksesor ra më së shumti në sy dhe i dha pamjes së saj një nuancë dramatike, tipike për ngjarjet e mëdha të modës, transmeton Telegrafi. Ajo që nuk kaloi pa u komentuar ishte edhe fytyra e saj, për të cilën shumë përdorues të rrjeteve sociale thanë se duket ndryshe nga më parë.

Një pjesë e komentuesve e kritikuan aktoren, duke aluduar se ndryshimet estetike kanë ndikuar në pamjen e saj natyrale. Megjithatë, pavarësisht komenteve dhe krahasimeve me paraqitjet e saj të dikurshme, një gjë mbetet e pamohueshme: Demi Moore vazhdon të ruajë praninë skenike, karizmën dhe elegancën që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj.

Edhe kur pamja e saj bëhet temë debati, ajo arrin të tërheqë vëmendjen me stilin dhe sigurinë me të cilën paraqitet në publik.

Burimi: Telegrafi