Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit. “Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë për rrugën përpara.
Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit, kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai.
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Racionaliteti po mbizotëron në bisedime Kurti theksoi se qëllimi mbetet funksionalizimi i institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
“Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës”, u shpreh kryetari i LVV-së. Takimet me PDK-në dhe LDK-në janë pjesë e konsultimeve politike për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare./ Telegrafi
