Historiani dhe shkrimtari i njohur, Jusuf Buxhovi, ka bërë të ditur se me rastin e 80-vjetorit të lindjes, do të botojë një libër me memoare. Buxhovi tha se libri do të ndërthurë kujtime personale, biseda dhe dëshmi, duke sjellë një rrëfim për dy periudha kyçe historike, që sipas tij, kanë përcaktuar rrugëtimin e Kosovës.
“Është privilegj i madh që jeta ia ofron një krijuesi 80-vjetorin e lindjes. Do ta publikoj një libër me memoare, i cili është i ndërthurur me biseda dhe dëshmi, në mënyrë që të paraqesë jetën e një njeriu që ka kaluar dy procese shumë të rëndësishme historike, mbi të cilat mbështetet edhe shteti i Kosovës ”, tha ai.
Sipas Buxhovit, periudha e parë përfshin vitet nga lindja e tij, më 1946, deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua nga pushtimi serb pas ndërhyrjes së NATO-s dhe miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Periudha e dytë, sipas tij, nis me administrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe përfundon me shpalljen e pavarësisë më .
Ai theksoi se memoaret kanë një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe intelektuale të një shoqërie, veçanërisht në vendet që kalojnë procese tranzicioni. “ Mund të them lirisht se nuk e kemi një kulturë të zhvilluar të memoareve në përputhje me zhvillimet historike nëpër të cilat ka kaluar vendi ”, deklaroi Buxhovi.
