U mbyt me ushqim, humb jetën tragjikisht foshnja 10-muajshe

0%

Një foshnje 10-muajshe ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Fëmija u transportua me urgjencë me helikopter nga ishulli i Rodosit drejt Athinës për të marrë trajtim të specializuar, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas mediave greke, foshnja ndërroi jetë rreth orës të mëngjesit, pas disa orësh përpjekjesh intensive nga stafi mjekësor. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në mbrëmje, kur fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Rodosit pasi u mbyt gjatë ushqyerjes.

Mjekët arritën të largonin pengesën nga rrugët e frymëmarrjes dhe ta rikthenin në jetë, por mungesa e zgjatur e oksigjenit kishte shkaktuar përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore. Për shkak të situatës kritike, autoritetet vendosën transportimin e menjëhershëm të foshnjës me helikopter drejt një spitali të specializuar në Athinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve gjatë transportit dhe pas mbërritjes në kryeqytetin grek, foshnja nuk mundi të shpëtohej. Rasti ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për rrethanat e ngjarjes tragjike.

Burimi: Bota Sot