Federata e Futbollit do të organizojë të hënën e 13 korrikut hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit të ri të kampionatit “Abissnet Superiore” 2026-2027. Departamenti i Komunikimit njofton se ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e 88-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora .
Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar FSHF TV. Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është planifikuar të nisë më dhe do do të mbyllet më . Në edicionin 2026-2027 do të garojnë këto 10 skuadra: KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu.
