Andy Burnham pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së

0%

Andy Burnham ka marrë një hap të madh drejt udhëheqjes së Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar dhe postit të kryeministrit, pasi shumica dërrmuese e deputetëve laburistë e kanë mbështetur kandidaturën e tij për të zëvendësuar Keir Starmerin. Nga 402 deputetë laburistë, 322 kanë nominuar Burnhamin për lider të partisë.

Ai është aktualisht kandidati i vetëm i shpallur dhe i duhet vetëm edhe një mbështetje për të arritur pragun minimal prej 323 nominimesh, shkruan BBC-i Nëse nuk paraqitet asnjë kandidat tjetër, siç pritet, Burnham pritet të shpallet lider i ri i Partisë Laburist javën e ardhshme dhe të marrë detyrën e kryeministrit më 20 korrik.

Kjo do të shënonte një ngritje të jashtëzakonshme politike për Burnhamin, i cili deri së fundmi ishte kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh. Ai ka falënderuar deputetët që e kanë mbështetur, duke thënë se kjo përfaqëson një kërkesë për një “qasje të re në politikë” në Britani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot