Vrasja e trefishtë në Gllogjan mbetet pa epilog, rasti kthehet në

0%

Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykimin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në vitin 2021. Mirëpo, ndaj tyre është marrë vendim të rigjykohet si rast.

Kujtojmë se sipas aktakuzës, të akuzuarit e kryen sulmin për motive hakmarrjeje, duke synuar shoferin e autobusit, të ndjerin Gani Gjokaj, të cilin familja Mehmetaj e fajësonte për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt. Nga të shtënat mbetën të vrarë edhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë.

Prokuroria pretendon se sulmi ishte planifikuar me kujdes dhe u realizua në bashkëveprim nga të tre të akuzuarit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com