“Braktisi” Dinamon dhe Ilir Dajën para Kupave të Europës

0%

Ndërsa pritej që sulmuesi Dejvi Bregu të rinovonte me Dinamon dhe të ishte në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për Kupat e Europës, gjithçcka mori tjetër rrjedhë. 30-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet Al-Zulfi në Arabinë Saudite. Në “story” e radhës në rrjetet sociale, Bregu i ka adresuar mesazh klubit dinamovitë dhe ish-shokëve të ekipit.

“Dua të falënderoj klubin Dinamo, presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe. Një falënderim të veçantë për shokët e ekipit, me të cilët ndava çdo sfidë, çdo fitore dhe shumë kujtime që do t’i vlerësoj gjithmonë. Suksese!”, ka shkruar Bregu. Me “blutë” e kryeqytetit, anësori fitoi 3 trofe në 2 vite.

Burimi: Bota Sot