Prej 40 ditësh, protestuesit vijojnë tubimet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike. Në protestën e 40-të, një nga çështjet e ngritura nga protestuesit ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me komentet negative të bëra në masë ndaj bizneseve shqiptare në platformat online.
Sipas protestuesve, policia ka identifikuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale që dyshohet se kanë bërë këto vlerësime negative ndaj bizneseve. Nga podiumi u ngritën akuza edhe ndaj Policisë së Kamzës, e cila, sipas organizatorëve, ka ndaluar disa protestues.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e politikanëve, ndërsa njoftuan mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën. Protesta e 40-të u mbyll me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku thirrjet për dorëheqje shoqëruan protestuesit deri rreth mesnatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
