Franca në gjysmëfinale të Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vendosin

0%

Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit. “Gjelat” e Didier Deschamps e nisën ndeshjen me presion të madh dhe që në minutën e katërt ishin pranë golit, por Bono reagoi shkëlqyeshëm ndaj goditjes me kokë të Dayot Upamecanos.

Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi në minutën e 28-të, kur Franca fitoi penallti pas ndërhyrjes së Noussair Mazraouit. Vendimi u konfirmua edhe pas rishikimit me VAR, por Bono lexoi goditjen e Kylian Mbappes dhe e ndali tentativën e yllit francez.

Franca vazhdoi të kërkonte golin dhe në minutën e 45+2 Lucas Digne goditi traversën me një predhë nga distanca, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fillimin e pjesës së dytë, Mbappe e mori përgjegjësinë mbi vete. Sulmuesi francez shënoi në minutën e 60-të me një goditje nga distanca, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë për epërsinë 1-0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Maroku provoi të reagonte, me Neil El Aynaoui që ishte pranë golit pas një këndi të Achraf Hakimit, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën. Franca e vulosi fitoren në minutën e 66-të. Mbappe asistoi për Ousmane Dembelen, i cili nga skaji i zonës goditi drejt portës dhe topi përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 2-0.

Në minutën e 77-të, Mbappe u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi, duke i lënë vendin Jean-Philippe Matetas. Ky i fundit pati një mundësi të artë në minutën e 88-të, por nga vija e portës e dërgoi topin me kokë mbi traversë. Megjithatë, Franca e menaxhoi epërsinë deri në fund dhe festoi një fitore të madhe, duke prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Burimi: Telegrafi