Goditje tjetër për presidentin rus, Vladimir Putin – edhe një rafineri ka ndaluar plotësisht punën pas sulmit me dronët ukrainas. Rafineria e naftës në Saratov, një nga impiantet më të vjetra të përpunimit të naftës në Rusi, ka ndaluar plotësisht operacionet pas një sulmi me dronë, raporton agjencia Reuters .
Sipas raportimeve, rafineria ka ndërprerë përpunimin e naftës bruto pas dëmtimeve të shkaktuara nga sulmi ajror. Objekti konsiderohet një nga qendrat kryesore të prodhimit të karburanteve në rajonin e Vollgës dhe ka një rëndësi të madhe për furnizimin energjetik të Rusisë.
Ndërprerja e punës së rafinerisë përbën një tjetër goditje për sektorin energjetik rus, i cili në muajt e fundit është përballur me sulme të përsëritura me dronë ndaj objekteve të naftës dhe gazit.
Rafineria e Saratovit është pjesë e infrastrukturës strategjike të industrisë ruse të energjisë dhe ndërprerja e përpunimit mund të ndikojë në prodhimin dhe furnizimin me karburante në tregun vendas.
