Vritet me armë zjarri një 40-vjeçar në Laç të Shqipërisë, qëllohet me

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Ilir Lika, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për dokumentimin e motiveve që çuan në vrasjen e 40-vjeçarit. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com