Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. (Kuvendi i Kosovës, ora ) Ministria e Kulturës organizon ceremoninë e ndarjes së licencave për udhërrëfyesit turistikë.
Merr pjesë ministrja në detyrë, Saranda Bogujevci. (Muzeu “Emin Gjiku”, Prishtinë, ora ) Dita e Drinit 2026, diskutohen gjetjet kryesore të raportit “Përmbledhja e përceptimeve të qytetarëve mbi pellgun e lumit Drini i Bardhë”( Lakeside Hotel, Vërmicë, ora: – ) Instituti i Kosovës për Drejtësi mban konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”. (Zyrat e IKD-së, ora ) Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën për media, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni prezanton punën në gjashtëmujorin e vitit 2026.
Merr pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. (Zyra Qendrore e ATK-së, kati i parë, ora ) Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Terre des hommes në Kosovë organizojnë konferencën “Mbrojtja e fëmijëve në masmedia”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora ) Organizohet Programi ndërkombëtar veror i shkëmbimit kulturor.
Merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës, ora ) Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, ora ) Shpallja e aktgjykimit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. (Gjykata Themelore në Pejë, ora ) Në kuadër të Prishtina International Summer University 2026, organizohet aktivitet kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së me temë: “The United States Semiquincentennial – 250 Years as a Beacon of Democracy for the World”.
Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. (Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Salla e Senatit, )
