Shpërndaje në: Çmimi i naftës është rritur për të tretën ditë me radhë në Kosovë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) të enjten, çmimi i naftës për sot do të jetë 1.44 euro për litër – tre centë më shtrenjtë seç ishte të hënën dhe një cent më shtrenjtë se dje.
Ndërkohë, krahasuar me dje, edhe çmimi i benzinës është rritur për një cent. Benzina do të tregtohet 1.37 euro për litër. Gazi do të shitet me 0.61 euro për litër. Çmimet e naftës kanë filluar sërish të rriten pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.
