Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur pasditen e së mërkurën në rrugën nacionale Jarinjë–Mitrovicë, në fshatin Soqanicë të Leposaviqit. Burimet e medias bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës , ku është përfshirë një veturë civile e tipit Škoda, me ngjyrë të bardhë. Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga V.
K. rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet dhe gjendjen e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën. Si pasojë, automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur fuqishëm në një shtyllë elektrike, në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në automjet, shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident.
