Një incident me armë ka alarmuar mbrëmjen e së martës qytetin e Ferizajt, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur dy persona me një pistoletë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës , në rrugën “Ahmet Kaçiku”.
Pas marrjes së informacionit për një rast të kanosjes me armë zjarri, njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë identifikuar personat e përfshirë në incident. Sipas burimeve, i dyshuari është F.A. (16 vjeç), ndërsa viktima në këtë rast janë A. Dullovi (40 vjeç) dhe D. Behluli (26 vjeç).
Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur të miturit një pistoletë të tipit “Walther”, që dyshohet të jetë me gaz, së bashku me një karikator dhe gjashtë fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur për t’i kanosur viktimat. Dy të dëmtuarit janë intervistuar në stacion policor, ndërsa i dyshuari nuk ka mundur të merret në pyetje, pasi sipas burimeve ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, 16-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
