Zyrtar i një banke dërgon në polici 782 euro para të falsifikuara,

0%

Një person, zyrtar i një banke ka dërguar në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 euro, tri kartëmonedha 50 euro, dy kartëmonedha 20 euro, një kartëmonedhë 10 euro, 80 monedha 2 euro, 20 monedha nga 1 euro). Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, me ka sjellë në stacion 782 euro (dy kartëmonedha 200 euro, tri kartëmonedha 50 euro, dy kartëmonedha 20 euro, një kartëmonedhë 10 euro, tetëdhjetë monedha 2 euro, 22 monedha nga 1 euro) që sipas ankuesit janë të falsifikuara.

Paratë janë sekuestruar, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi