Dogana asgjëson mbi 6 mijë maica të dyshuara si produkte të

0%

Dogana e Kosovës ka asgjësuar më shumë se 6 mijë maica pasi u konstatua se ato cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe nuk plotësonin kriteret ligjore për t’u hedhur në treg. Sipas njoftimit zyrtar, rasti nisi më 2 qershor në Terminalin Doganor në Mitrovicë, ku gjatë procedurës së zhdoganimit u identifikuan dyshime lidhur me origjinën dhe markën tregtare të produkteve.

Pas një kontrolli të detajuar nga zyrtarët doganorë, u ngritën dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në vazhdim të procedurës, Dogana kontaktoi bartësin e të drejtave të markës, i cili konfirmoi se produktet ishin në kundërshtim me të drejtat e mbrojtura të pronësisë intelektuale.

Si rezultat, autoritetet ndaluan lirimin e mallit për qarkullim, iniciuan procedurë kundërvajtëse ndaj importuesit dhe vendosën asgjësimin e të gjithë ngarkesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Procesi i asgjësimit u realizua më 8 korrik nën mbikëqyrjen e Doganës së Kosovës, me qëllim që produktet të mos përfundonin në tregun vendor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dogana theksoi se veprimet janë ndërmarrë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, ndërsa rasti është proceduar si kundërvajtje doganore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com