Një kontroll rutinë i Policisë në territorin e Obiliqit ka çuar në sekuestrimin e një arme zjarri me numër serik të fshirë dhe arrestimin e një 36-vjeçari, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës , gjatë një pike kontrolli të organizuar nga Policia në fshatin Kryeshec, ku është ndaluar për kontroll një veturë Volkswagen Caddy me ngjyrë të kuqe.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “ Zoraki ”, kalibër 7.65 mm, me numër serik të fshirë, një karikator dhe pesë fishekë. Sipas burimeve, arma dyshohet se mbahej pa autorizim, ndërsa drejtuesi i automjetit, Alban Neziri rreth 36-vjeç, nuk ka poseduar leje për mbajtjen apo posedimin e saj.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me autorizim të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa me vendim të Prokurorit, 36-vjeçari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.
Rasti po hetohet nga organet kompetente. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
