Merz njofton se Gjermania është pajtuar të blejë raketa amerikane

0%

Gjermania është marrë vesh me qeverinë amerikane që të blejë raketa “Tomahawk” dhe që t’i vendosë ato në territorin gjerman, u ka deklaruar të enjten () kancelari Friedrich Merz deputetëve në Berlin, raporton Reuters .

Merz ka thënë se është takuar me zyrtarët e Uashingtonit në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara që ta finalizojë marrëveshjen, duke shtuar se samiti kishte tejkaluar të gjitha pritjet e tij. “Duke vepruar kështu, ne po mbyllim një boshllëk strategjik kritik në mbrojtjen tonë, ndërsa punojmë për të krijuar sistemet tona europiane dhe për t’i vendosur ato në Europë”, ka thënë ai.

Fati i raketave “Tomahawk” ishte i paqartë pasi presidenti Donald Trump kishte njoftuar në maj se do të zvogëlonte praninë ushtarake amerikane në Gjermani, që ishte konsideruar si anulim i planit të administratës së mëparshme për vendosjen e një batalioni amerikan me raketa “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Berlini e ka shtyrë këtë veprim si pengesë të fuqishme kundër Rusisë, derisa europianët po zhvillojnë armët e veta. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo