Ekskluzive | U ndal në Aeroportin e Prishtinës, 21-vjeçari dërgohet

0%

Një 21-vjeçar ka përfunduar në pranga menjëherë pas paraqitjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhëresë e Gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Arbër Ukën (21-vjeç) nga fshati Çikatovë e Re në Drenas, i cili është ndaluar mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës , gjatë procedurave të kontrollit në aeroport.

Gjatë verifikimit të të dhënave, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, për ekzekutimin e një dënimi me burg. Pas përfundimit të procedurave policore, Uka është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë 40 ditë burgim, në përputhje me vendimin e gjykatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është realizuar në kuadër të zbatimit të urdhëresave aktive të gjykatave nga Policia e Kosovës. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com