Qytetarët kanë nisur fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë, në ditën e 38 të protestës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Ashtu si dhe ditët e tjera, protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, pritet që qytetarët të nisin marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Burimi:
Bota Sot
