Një shtetas i Kosovës, i dyshuar për vepra penale, është ekstraduar më nga Hungaria në Kosovë. Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale – armëmbajtje pa leje dhe – fshehje e provave dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë”- thuhet në njoftimin e Policisë. Sipas Policisë, i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia thot se do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
