Edhe pse ditë deri te fillimi i dy Kampionateve Evropiane në Prishtinë Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri te fillimi i dy Kampionateve Evropiane në Prishtinë, që janë për hendbollistët deri në 20 vjet. “M20 Championship I” dhe “M20 Championship II” zhvillohet në Pallatin e Rinisë në kryeqtet, duke nisur nga 12 korriku.
Kështu Prishtina dhe Kosova do të jenë sërish qendër e rëndësishme evropiane e hendbollit. Në “Men’s 20 EHF Championship I” garojnë Kosova, Estonia, Italia, Mali i Zi, Gjeorgjia dhe Holanda. Të dielën janë ndeshjet: Italia – Estonia (), Holanda – Kosova () dhe Mali i Zi – Gjeorgjia ().
Në “Men’s 20 EHF Championship II” marrin pjesë Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Sllovakia. Të dielën janë ndeshjet: Sllovakia – Luksemburgu (), Finlanda – Britania e Madhe (), Belgjika – Bullgaria (). Federata e Hendbollit e Kosovës po i bënë përgatitjet e fundit për këtë Evropian.
Ndërkohë Kombëtarja jonë U20 është në vlugun e përgatitjeve për paraqitje sa më të mirë.