Spanja cinike tremb botën

0%

Të fitosh në futboll nuk mjafton vetëm të jesh spektakolar në fushë, ndonjëherë vlen edhe cinizmi. Këtë e vërtetoi edhe njëherë fitorja e Spanjës, 1-0 ndaj Portugalisë. Fitorja ishte një triumf për trajnerin Luis de la Fuente, filozofia e të cilit u konfirmua edhe njëherë frytdhënëse.

Tekniku spanjoll ka ndërtuar skuadrën mbi idenë se turnetë fitohen nga grupi dhe jo vetëm nga formacioni titullar. Kur njëmbëdhjetëshja e parë nuk arriti të gjente hapësira ndaj mbrojtjes portugeze, ndryshimet rezultuan vendimtare.

Aktivizimi i Fabian Ruiz, Rodri, Ferran Torres dhe Mikel Merino ndryshoi ritmin e lojës dhe i dha Spanjës energjinë e nevojshme për të thyer rezistencën e Portugalisë. Spanja dominoi sfidën në shumicën e 100 minutave në fushë, duke pasur më shumë posedim të topit, më shumë raste për gol dhe një presion të vazhdueshëm që kufizoi ndjeshëm lojën e Portugalisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kampionët në fuqi të Evropës vazhdojnë të impresionojnë edhe në mbrojtje, pasi nuk kanë pësuar ende asnjë gol në këtë Kupë Bote dhe janë bërë skuadra e parë në historinë e turneut që mban portën të paprekur në gjashtë ndeshje radhazi. Në fund, diferencën e bëri fleksibiliteti i Spanjës përballë ngurtësisë taktike të Portugalisë.

Ndërsa Luis de la Fuente përdori në mënyrë perfekte stolin për t’i dhënë skuadrës energji, ide të reja dhe dinamizëm në momentet vendimtare, Roberto Martínez vendosi të mbështetej deri në fund te veterani Cristiano Ronaldo, pavarësisht ndikimit të kufizuar të tij në lojë.

Mbrojtja solide e spanjollëve, e kombinuar me cilësinë dhe thellësinë e skuadrës, i siguroi “La Rojës” kualifikimin mes tetë skuadrave më të mira të turneut, duke forcuar edhe më shumë bindjen se Spanja është një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.

Burimi: Bota Sot