Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të katërt të grand slam-it të Wimbledon edhe pse njëra prej tyre do të përfundojë sot. Gjermani Alexander Zverev udhëheq 2-0 ndaj Jiri Lehecka, sfidë që u ndërpre në setin e tretë (barazim 3-3).
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, një biletë për në çerekfinale kanë siguruar italiani Flavio Cobolli (3-0 ndaj Alex de Minaur), amerikani Taylor Fritz (3-0 ndaj Alexander Bublik) dhe britaniku Arthur Fery (3-2 ndaj Grigor Dimitrov). Te femrat, vuan disi por kualifikohet tenistja italiane Jasmine Paolini, që mundi 2-1 Alexandra Eala.
Më tej kualifikohen edhe Marta Kostyk e Ukrainës e belgia Elise Mertens. Surprizë eliminimi i amerikanes Madison Keys (u mund 2-0 nga Linda Naskova).
