Dhjetë raste të reja të keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Istog

0%

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se inspektorët kanë vazhduar aksionet kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm në rajonin e Istogut, duke evidentuar edhe dhjetë raste të reja të shkeljeve.

Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni është zhvilluar nga Inspektorët Rajonal të KRU “Hidrodrini” dhe njësia përkatëse operative, në një kohë kur vendi po përballet me mungesë të ujit të pijshëm si pasojë e rënies së nivelit të burimeve nga thatësira. Gjatë kontrollit, dhjetë raste janë regjistruar në flagrancë, ndërsa personat përgjegjës janë proceduar në Prokurorinë e Shtetit.

Nga KRU “Hidrodrini” është theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në të gjitha komunat e zonës së mbulueshmërisë. Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë ujin, ta paguajnë me rregull dhe ta përdorin në mënyrë sa më racionale, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi