Shpërndaje në: Festa e Anglisë për fitoren ndaj Meksikës është prishur nga lëndimi i pazakontë që e pësoi Jordan Henderson. Ai u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas ndeshjes. Ish-kapiteni i Liverpoolit nuk u aktivizua ndaj Meksikës, në mëngjesën e së hënës. Ai lëndoi kyçin e dorës, ndërsa u dërgua në spital.
Sipas raportimit të mediave angleze, paraqitja e Hendersonit në vazhdim të Botërorit është në dyshim. Menjëherë pas ndeshjes, ndërsa lojtarët e Anglisë shkuan për të festuar te tifozët e tyre, janë parë mjekër duke vrapuar drejt Hendersonit. Atij iu dha oksigjen dhe u transportua me barelë.
Përzgjedhësi anglez, Thomas Tuchel ka thënë se lëndimi është serioz dhe se për këtë ka ndjenja të përziera pas fitores ndaj Meksikës.
