Reagimi i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ndaj

0%

Gazetarja e Sky News, Deborah Haynes e pyeti Mark Rutte-n në lidhje me aeroplanin rus që “iu afrua vazhdimisht” një aeroplanmbajtëseje ushtarake britanike në Atlantikun e Veriut javën e kaluar. Aeroplani po vendoste gjurmues sonarësh rreth anijes britanike përpara se të interceptohej, transmeton Telegrafi.

Ajo pyeti se cili është reagimi i NATO-s ndaj incidentit dhe nëse aleanca “nuk po arrin ta pengojë Rusinë, nën pragun e luftës konvencionale”. Ukraina ‘po ndryshon dinamikën në fushën e betejës’, por ka nevojë për mbështetje të mbrojtjes ajrore, thotë Rutte “Më lejoni të përgëzoj ushtrinë britanike për veprimet që ndërmorën”, tha Rutte.

“Kjo tregon joprofesionalizmin e rusëve, të gatshëm ta bëjnë këtë kaq afër anijes. Kjo është e pamatur, është joprofesionale dhe forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar bënë pikërisht atë që duhej të bënin dhe kjo është provë se ne do të mbrohemi”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi