Bellingham anglezëve: Mos shkoni në punë e në shkollë, festoni

0%

Shpërndaje në: Ylli i Anglisë, Jude Bellingham, u ka kërkuar tifozëve të mos shkojnë në punë të hënën dhe fëmijëve të mos shkojnë në shkollë pas fitores 3:2 të Anglisë ndaj Meksikës në orët e para të mëngjesit. Bellingham shënoi dy herë brenda 98 sekondave. Harry Kane më pas realizoi penallti për fitoren e vështirë të Anglisë në një të tetën e finales.

Me javën e punës që filloi vetëm disa orë pas fishkëllimës së fundit, Bellingham u tha njerëzve në Angli që ta marrin ditë pushimi për të festuar. “Dërgoni mesazh te shefat tuaj dhe thoni se nuk do të shkoni, kaq e thjeshtë”, tha Bellingham për gazetarët. “Fëmijët të mos shkojnë në shkollë, prindërit të mos shkojnë në punë. Shijoni ditën tuaj, merrni pushim nëse mundeni.

Këto netë nuk vijnë shpesh”, ka shtuar ylli anglez. Si tifoz i Anglisë nga mosha shtatëvjeçare, Bellinghami tha se Kupa e Botës 2010 ishte e para që përjetoi. Selektori anglez, Thomas Tuchel ka falënderuar tifozët që qëndruan zgjuar në shtëpi për të parë skuadrën duke fituar. Ka thënë se ekipi e ndien këtë përkrahje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministrja e Edukimit, Olivia Bailey ka folur për Sky Sports në mëngjesin e të hënës. Ajo ka thënë që fëmijët kanë bërë mirë që kanë qëndruar zgjuar për të parë ndeshjen, por se duhet të jenë në shkollë. “Dhe mund të festoni me shokët po ashtu, pasi ishte lojë e jashtëzakonshme”, ka theksuar ajo.

Burimi: Koha