Vdiq një 46-vjeçare në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati

0%

Shpërndaje në: Një 46-vjeçare ka vdekur të dielën, nën dyshimin se ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Shtime. Policia ka njoftuar se dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike. Ajo fillimisht është transportuar në QKMF të Shtimes për trajtim mjekësor, nga ku vetëm pas disa minutash është njoftuar se ka vdekur.

“Menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46-vjeçare. Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilinderë)”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimi: Koha