Publikohen formacionet zyrtare të Brazil – Norvegji

0%

Publikohen formacionet zyrtare të Brazil – Norvegji! Ndeshja e sotme mes Brazilit dhe Norvegjisë për një vend në çerekfinale shihet nga shumëkush si provë e vështirë për “seleçaon” e cila duhet të përballet me një makineri golash si Erling Haland.

Trajneri Ançeloti është dashur të zgjidhë një tjetër problem, që i ka dalë pas dëmtimit të Paketa, por nuk ka hequr dorë nga ofensiva duke aktivizuar njëkohësisht katër lojtarë në repartin e avancuar me Rajan, Kunja, Vinicius dhe Martineli të cilët luajnë së bashku nga minuta e parë.

Por paralelisht, edhe Norvegjia i është përgjigjur me një formacion me shumë emra në repartin e avancuar, pasi përkrah Haland janë edhe Nusa e Sorloth, të cilët do të mbajnë të impenjuar mbrojtjen braziliane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot