Po interesohet shumë edhe për Leaon

0%

Rafael Leao mund të largohet këtë verë, me Tottenham Hotspurin që është shfaqur si një destinacion i mundshëm për sulmuesin portugez. Sipas burimeve angleze të cituara nga “MilanNews” përmes “TEAMtalk”, Tottenhami ka nisur kontaktet me agjentin Jorge Mendes dhe përfaqësuesit e Leaos, ndërsa lojtari thuhet se është i hapur për një transferim.

Pavarësisht një Kupe Bote të mirë dhe disa deklaratave pozitive për Ruben Amorimin, të cilat dukeshin se zbutën komentet e tij të mëparshme për largimin, gjithçka tregon se rrugët e Leaos dhe Milanit do të ndahen.

Gjatë një takimi të zhvilluar këtë javë mes drejtuesve të rinj të merkatos së Milanit dhe përfaqësuesve të anësorit, të dyja palët raportohet se konfirmuan dëshirën e përbashkët për t’i dhënë fund bashkëpunimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I vetëdijshëm se nuk është pjesë qendrore e planeve të Amorimit, Leao ka dhënë miratimin e tij për një largim, ndërsa tani vëmendja është përqendruar te mundësia që ndonjë klub të paraqesë një ofertë të kënaqshme.

Tottenhami i drejtuar nga Roberto De Zerbi ka qenë një nga klubet më aktive në merkaton e verës dhe raportohet se ka përfunduar tashmë tre transferime të rëndësishme me vlera të larta: Sandro Tonali, ish-shoku i skuadrës së Leaos te Milani, mbrojtësi Jan Paul van Hecke dhe mesfushori Matheus Fernandes.

Transferimi i Leaos në Londrën Veriore do të ishte një tjetër deklaratë e fortë ambicies nga Tottenhami, ndërsa do ta ribashkonte portugezin me Tonalin. Megjithatë, për momentin gjithçka mbetet në fazën fillestare të kontakteve.

Tottenhami ka bërë të ditur interesimin e tij dhe lojtari është i hapur për transferimin, por Milani kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij dhe ende nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare.

Burimi: Bota Sot