Klopp i thotë “po” Gjermanisë

0%

Shpërndaje në: Jurgen Klopp do të jetë selektori i ardhshëm i Përfaqësueses së Gjermanisë. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se vendimi tashmë është marrë që Klopp të jetë përzgjedhës i Gjermanisë.

Mësohet se po diskutohen vetëm detajet e kontratës dhe kushtet e largimit të Kloppit nga Red Bulli. 59-vjeçari ka pranuar projektin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe pritet që të fokusohet në planin afatgjatë, duke përfshirë kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2028.

Klopp do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin i cili dha dorëheqje për shkak të eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Botërori. Gjermania u ndal në 1/16 e finales nga Paraguai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha