Shpërndaje në: Portieri i Paraguait, Orlando Gill, i është përgjigjur kritikave për lojën e ashpër të Paraguait ndaj Francës. Shumë tifozë të futbollit nuk ishin të kënaqur me lojën e Paraguait ndaj Francës. Franca megjithatë arriti ta mposht Paraguain me rezultatin 1:0 për të avancuar në çerekfinale. “Ky është futboll, nëse ata nuk janë mësuar me këtë, çfarë mund të bëjmë.
Paraguai është i tillë, Franca është ekip i fortë. Ne donim të bënim të ndihej prania jonë, të tregonim forcën tonë. Ne i mbajtëm mjaft mirë, duke parandaluar topat e hapur, që është stili i tyre i lojës dhe duke i dyfishuar shpejt lojtarët e tyre. Nëse nuk do të kishte qenë ajo penallti, historia do të kishte qenë ndryshe”, ka thënë Gill, shkruan të dielën “MundoDeportivo”.
