Simon: Ronaldo nuk është në kulmin e karrierës

0%

Shpërndaje në: Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka vlerësuar se Cristiano Ronaldo nuk është më në kulmin e karrierës. Megjithatë, ai thekson se Ronaldo mbetet ende shumë i rrezikshëm. Simon deklaroi gjithashtu se ikona portugeze nuk po kalon momentin më të mirë. “Cristiano që kemi në Kupën e Botës nuk është i njëjtë me gjashtë ose shtatë vjet më parë, ose atë në kulmin e karrierës.

Duhet të përpiqemi ta mbajmë sa më larg zonës së golave. Në finalen e ‘Nations League’, mjaftoi vetëm një top në zonë dhe ai shënoi. Ai ka një uri për gola që secili prej nesh do të dëshironte ta kishte në skuadrën e vet”, ka thënë portieri që luan për skuadrën e Athletic Bilbaos. Simon me Spanjën dhe Ronaldo me Portugalinë do të takohen të hënën nga ora në kuadër të 1/8 së finales.

Ronaldo deri më tani në Botëror ka tri gola të shënuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha