Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka zbuluar detajet dhe orarin zyrtar për Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për moshën nën 18 vjeç (U18), në të dyja konkurrencat. Gara do të zhvillohen më 06 dhe . Ndërkaq, djemtë do të zbresin në fushë vetëm më 07 korrik, me orarin e tyre që pritet të publikohet mbrëmjen e së hënës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në fushat e Beach Volley te Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Agjenda zyrtare e ditës së parë: – Verifikimi i ekipeve: Lojtarët dhe trajnerët duhet të dorëzojnë librezat zyrtare dhe licencat e lëshuara nga FVK.
Pa to, pjesëmarrja është e pamundur. – Takimi informativ: Prezantimi i sistemit, rregullat dhe tërheqja e shortit. – Fillimi i ndeshjeve: Starti zyrtar i kampionatit. Rregull i veçantë për klubet FVK u kujton klubeve se nëse kanë regjistruar më shumë se dy çifte, vetëm njëri kualifikohet direkt në skemën kryesore.
Çiftet e tjera të të njëjtit klub do të luajnë ndeshje eliminatore mes vete për të siguruar biletën e dytë. Organizatorët bëjnë thirrje për përpikëri në orar në mënyrë që çdo gjë të shkojë sipas planit, ndërsa u urojnë suksese të gjithë sportistëve pjesëmarrës.
